Rusi, vriten 6 guerrilas në Dagestan

24/09/2010 12:05

Pesë guerrilas islamikë, mes të cilëve një grua, kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në Dagestan.

Pesë personat e vrarë ishin bllokuar në një shtëpi private dhe iu është bërë thirrje për t’u dorëzuar, por zgjodhën të përgjigjeshin me zjarr.

Për pasojë, forcat e sigurisë kanë reaguar duke rrafshuar shtëpinë, në gërmadhat e të cilës më pas janë gjetur armët dhe trupat e rebelëve.

Në të njëjtën zonë të Dagestanit u vra pak më parë nga persona të armatosur një mësuese shkolle, e cila ndodhej në shtëpinë e saj.

Top Channel