Rusi, vdes lideri i grushtit të shtetit

24/09/2010 13:25

Ish-zëvendëspresidenti sovietik Gennady Yanayev, që drejtoi një grusht shteti kundër Mikhail Gorbachev në vitin 1991, ka vdekur në spitalin e Moskës në moshën 73-vjecare.

Partia Komuniste e Rusisë ka deklaruar se ai vdiq sot pas një lufte të gjatë me një sëmundje.

Yanayev u bë i famshëm kur u shfaq në një konferencë për shtyp duke shtrënguar duart për të njoftuar se ai do të zëvendësonte Gorbachev.

12 anëtarët e Komitetit për Gjëndjen e Jashtëzakonshme arritën të mbanin nën kontroll pushtetin për tre ditë, por grushti dukej se kishte përshpejtuar rënien e Bashkimit Sovietik.

Gorbachev ishte me pushime në Krime, në Ukrainë, kur grupi njoftoi se kishte marrë pushtetin dhe se Yanayev nga zëvendës ishte bërë president.

Ata thanë se Gorbachev ishte shumë i lodhur pas gjithë atyre viteve punë dhe se do t’i duhej pak kohë që të bëhej më mirë.

Nga ana tjetër, Yanayev, bashkë me organizatorët e tjerë të grushtit të shtetit, u arrestua kur iniciativa dështoi, por ai u fal në vitin 1994.

Top Channel