Palermo, del avioni nga pista, të plagosur

24/09/2010 21:10

Një Airbus 300 i Wind Jet ka dalë nga pista, ndërsa ishte duke u ulur në aeroportin “Falcone e Borsellino” të Palermos, në Itali.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje ka të plagosur.

Mjeti ishte nisur nga Roma dhe kishte në bord 143 pasagjerë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Top Channel