Franca: Gati të kontaktojmë me Al Kaedën

24/09/2010 11:35

Franca është e gatshme të vendosë kontakte me Akmin, dega e Al Kaedës që ka marrë përsipër rrëmbimin e 7 personave, pesë prej të cilëve francezë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë franceze, Edouard Guillaud.

“Autoritetet franceze janë të gatshme të vendosin kontakte në cdo moment. Vështirësia konsiston në faktin se në raste të tilla janë pengmarrësit që vendosin kohën”, ka deklaruar Guillaud.

Ai ka shtuar më tej se një operacion ushtarak për lirimin e pengjeve nuk është në rend të ditës.

Ditën e djeshme Al Kaeda kërcënoi Francën me atentate terroriste nëse do të përpiqej t’i lironte pengjet përmes forcës.

Top Channel