Banka Qendrore Norvegjeze akuzon Citigroup

24/09/2010 18:00

Banka Qendrore Norvegjeze ka ndërmarrë një veprim ligjor ndaj Citigroup për 835 milionë dollarë humbje nëpërmjet aksioneve dhe bondeve të bankës.

Lajmin e ka bërë të ditur New York Times.

Citigroup akuzohet për pak transparencë dhe dokumente të rremë ndaj investuesve në periudhën 19 janar 2007 dhe 15 janar 2009.

Informacionet që mungojnë ndikuan në blerjen e titujve të Citigroup nga Norges Bank me çmime shumë të larta.

Në lidhje më akuzën ka reaguar Citigroup duke theksuar se nuk ka asgjë të vertetë.

Top Channel