Afganistani, Gates: Strategjia nuk ndryshon

24/09/2010 00:15

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates shprehu bindjen se strategjia e ndjekur në Afganistan nuk do të ndryshohet dhe se ajo shpejt do japë frutet e saj.

“Pas takimeve që kam patur, nuk mendoj se strategjia për Afganistanin do të ndryshohet edhe pas muajit dhjetor”, tha Gates.

Deklarata e numrit një të Pentagonit ka ardhur në një kohë kur 2010-ta, në një raport më të fundit statistikor shfaqet si viti më i përgjakshëm i luftës në Afganistan për trupat aleate, qysh nga nisja e konfliktit.

Top Channel