SHBA, 86 vjet burg për “Lady Al Qaida”

23/09/2010 21:15

Afia Siddiqui, shkencëtare pakistaneze, e njohur ndryshe si “Lady Al Qaida”, është dënuar nga një gjykatë e Nju Jorkut me 86 vjet burg. 

38 vjecarja mori këtë dënim pasi u shpall fajtore për tentativën për të sulmuar ushtarakët amerikanë teksa ndodhej e burgosur në Afganistan.

E lindur në Karaci dhe e arsimuar në SHBA, shkencëtarja ishte kthyer në Pakistan në vitin 2002 me tre fëmijët e saj.

Nga viti 2004 FBI e kishte futur në listën e 7 terroristëve më të kërkuar. Ajo u arrestua nga policia afgane në 2008-ën.

Top Channel