Së shpejti një zëvendës për Capello-n

23/09/2010 13:45

Përpara impenjimeve të ardhshme në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012, federata angleze do të caktojë një zëvendës anglez për Fabio Capello.

Vendimi jo zyrtar është sugjeruar nga Sir Trevor Brooking që thekson se impenjimi part-time i Stuart Pearce, trajnerit të Under 21, nuk është i mjaftueshëm.

“Diçka do të ndryshojë në organigramën e teknikut të kombëtares, por ai që do të vijë nuk do të jetë me doemos trajneri i ardhshëm pas Capello dhe as një teknik për një periudhë të gjatë”, deklaroi Brooking.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA