Putin: Të zhvillojmë ekosistemin në Arktik

23/09/2010 16:25

Kryeministri rus Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të pastruar Arktikun nga mbeturinat dhe të zhvillojë në këtë zonë eko-sistemin.

“Duam t’i heqim mbeturinat që janë akumuluar prej shekujsh në Arktik”, ka deklaruar Putin.

Ndërkohë, ndaj zyrës së Ministrisë së Jashtme ruse në Shën Pietërburg, aktivistët “no global” kanë lëshuar bomba me gaz.

Këto veprime janë bërë në shenjë proteste ndaj tentativës së Moskës për të marrë nën kontroll Arktikun.

Top Channel