OKB, Mazen vlerëson fjalimin e Obama

23/09/2010 21:25

Autoriteti Kombëtar Palestinez ka shprehur vlerësimin e tij për fjalimin e presidentit amerikan Barack Obama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Në vecanti është përshëndetur kërkesa drejtuar Izraelit për të zgjatur moratoriumin e ndërtimeve në Bregun Perëndimor.

“E vlerësojmë fjalimin e presidentit Barack Obama për kërkesën e ndalimit të kolonizimit dhe sidomos për deklaratën e lindjes së shtetit palestinez vitin e ardhshëm”, ka deklaruar presidenti Abu Mazen.

Gjatë fjalës së tij, Obama deklaroi se, beson se dy liderët Abu Mazen dhe Benjamin Netanyahu kanë guximin për të për të arritur paqen.

Top Channel