Izraeli, Turqia mirëpret raportin e OKB-së

23/09/2010 17:50

Turqia e ka pritur mirë raportin e Kombeve të Bashkuara mbi sulmin e Izraelit kundër një anijeje me aktivistë pro-palestinezë. 

Sulmi i marinës ushtarake izraelite u krye më 31 maj ndaj një anijeje që ishte përpjekur të shkelte bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.

“Raporti është tërësisht i paanshëm. Ai është i bazuar në prova solide dhe ne e vlerësojmë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë turke.

Nga sulmi i marinës izraelite mbetën të vrarë 9 shtetas turq, gjë që coi në tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Top Channel