Itali, arrestohet bosja e drogës

23/09/2010 09:15

Një organizatë që merrej me shpërndarjen e drogës dhe lëndëve narkotike, e drejtuar nga një grua, është shkatërruar nga policia italiane në Treviso.

Autoritetet kanë vënë në pranga gjashtë persona.

Shpërndarja e drogës e llojit heroinë, ndodhte gjithnjë ne vende të ndryshme dhe të pazakonta, si qendra tregtare, bare dhe spitalin e qytetit.

Gruaja përdorte mbulimin e mamasë së moshuar dhe të vajzës disa muajshe.

Top Channel