Iran, atentati, Ahmadinejad akuzon SHBA-të

23/09/2010 12:15

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar SHBA-të për atentatin që ndodhi dje në Mahabad, në Iran.

Shpërthimi që ndodhi në një paradë ushtarake shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

“Ky krim i rëndë, i kryer nga mercenarët e fuqisë arrogante kundër civilëve të pafajshëm, ka treguar natyrën e vertetë të të ashtuquajturve mbrojtës të të drejtave njerëzore”, ka pohuar Ahmadinejad nga New York, nga ku sot do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel