Abkazi, plagoset zëvendëspresidenti

23/09/2010 09:00

Zëvendëspresidenti i Abkazisë, Alexander Ankvab është plagosur rëndë natën e shkuar nga një shpërthim mortaje.

Sulmi është kryer ndaj banesës së tij në Gudauta.

Presidenti i Abkazisë, Serghiei Bagapsh ka deklaruar se edhe pse është e vështirë të përcaktohen autorët, sulmi ndaj Ankvab është një tentativë për të destabilizuar rajonin.

Top Channel