Obama pëlqehet më shumë në Evropë

15/09/2010 19:45

Dy vjet nga zgjedhjet, entuziazmi i Evropës për Barack Obama nuk ka prirje të zbehet.

Pothuajse katër evropianë në pesë, barabar me 78 për qind të popullsisë së intervistuar, aprovojnë politikën ndërkombëtare të presidentit amerikan.

Ashtu sikurse vitin e kaluar, Obama gjen më shumë konsensus në kontinentin e vjetër sesa në vendin e tij, ku vetëm 52% vlerëson zgjedhjet e tij në politikën e jashtme.

Të dhënat janë publikuar nga mediat amerikane, të cilat citojnë një raport të Transatlantic Trends 2010.

Top Channel