Francë, miratohet reforma e pensioneve

15/09/2010 17:20

Dhoma e ulët e Parlamentit francez ka kaluar reformën e diskutueshme të pensioneve, që do të ngrejë moshën e daljes në pension nga 60 në 62 vjec deri në vitin 2018.

Reforma, që është kundërshtuar ashpër nga e majta, kaloi me 329 vota pro ndaj 233 kundër në Asamblenë Kombëtare, pas një sesioni parlamentar të stuhishëm.

Tani ajo do të kalojë në Senat, liderët e të cilit kanë deklaruar se do të organizojnë protesta masive kur reforma të mbërrijë.

Reforma e pensioneve ka qenë një cështje kyce në politikën e presidentit Sarkozy. Ajo synon të reduktojë kostot e pensionit në Francë, në mënyrë që të sjellë rënien e borxhit publik.

Në momentin e votimit, jashtë selisë së Parlamentit në Paris ishin mbledhur shumë qytetarë që protestonin kundër reformës.

Top Channel