Spanjë, pranga 9 anëtarëve të lëvizjes baske

14/09/2010 12:30

Policia spanjolle ka arrestuar gjatë natës nëntë anëtarë të lëvizjes baske për pavarësi, EKIN, e akuzuar se është aleate e ETA-s.

Arrestimet janë kryer në Vendet Baske, në Navarra, Valencia dhe Kantabria, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve.

Të arrestuarit bëjnë pjesë në drejtimin kombëtar të EKIN, lideri i të cilës është Ugaitz Elizaran Aguilar, vëlla i Aitor Elizaran, drejtues i krahut politik të ETA-s.

Grupi i armatosur njoftoi më 5 shtator një armëpushim të njëanshëm, por që u cilësua si “i pamjaftueshëm” nga qeveria Zapatero.

Top Channel