SHBA: Nuk paguajmë garancinë për Shourd

14/09/2010 00:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të paguajnë kaucionin e kërkuar nga autoritetet iraniane për lirimin e amerikanes Sarah Shourd.

Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Crowley, i cili tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndërmend të paguajë asnjë shumë financiare ndaj Iranit për lirimin e shtetases, Sarah Shourd.

Shuma e fiksuar nga autoritetet iraniane është 500 mijë dollarë, shumë të cilën familja e vajzës pohon se nuk e ka. Sarah Shourd mbahet në burgjet iraniane bashkë me 2 miqtë e saj nën akuzën e spiunazhit.

Top Channel