Romët, KE aksione ligjore ndaj Francës

14/09/2010 13:05

Komisionerja e BE për Drejtësinë, Viviane Reding ka deklaruar se Komisioni Evropian po shqyrton ndërmarrjen e një aksioni ligjor ndaj Francës, për dëbimin e romëve.

Komisionerja Reding i cilësoi veprimet e Francës si “një fatkeqësi” për Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar deputetët e Parlamentit Evropian akuzuan Komisionin se dështoi në mbrojtjen e qindra romëve që u dëbuan nga Franca.

Nga ana e tij, Parisi zyrtar deklaron se dëbimi nuk ka si objektiv një etni të ciaktuar, por bëhet në bazë të rrethanave të caktuara.

Pak ditë më parë, gjatë një vizite në Bukuresht, ministri francez i Emigracionit, Eric Besson deklaroi se Franca nuk do ta ndalë dëbimin e romëve.

Top Channel