Meksikë, përmbytjet, mbi 25 viktima

14/09/2010 01:05

Përmbytjet që kanë përfshirë disa zona të Meksikës jug-lindore që prej fundmuajit gusht kanë shkaktuar të paktën 25 viktima.

Ky është bilanci i fundit i nxjerrë nga autoritetet vendase të cilat saktësojnë se rajoni më i prekur mbetet Oaxaxa, me 15 persona të vdekur.

Ndërkohë, meteorologët vendas njoftojnë se bëhet fjalë për stinën me më shumë reshje që kanë goditur ndonjëherë Meksikën.

Top Channel