Japoni, kryeministri fiton sfidën

14/09/2010 09:35

Kryeministri japonez Naoto Kan i ka mbijetuar sfidës për lidershipin e partisë, të hapur nga deputeti veteran Ichiro Ozawa.

Deputetët dhe anëtarët e partisë në pushtet, Partia Demokratike e Japonisë, vendosën për qëndrimin e zotit Kan, i cili e mori detyrën në qershor.

Sipas mediave ndërkombëtare, fitorja e Kan tregon se Japonia do të shpëtojë nga ndryshimi i gjashtë i lidershipit të saj brenda 4 vjetëve.

Kryeministri Naoto Kan ka deklaruar se dëshiron të kontrollojë shpenzimet dhe të frenojë borxhin e lartë publik të Japonisë.

Top Channel