Indi, 500 mijë të pastrehë nga përmbytjet

14/09/2010 12:15

Rreth 500 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Brahmaputra, në veri-lindje të Indisë.

Të paktën 500 fshatra në dhjetra rajone janë mbuluar nga ujërat e lumit, që kanë shkatërruar të gjithë argjinaturën për shkak të shirave.

Pjesa më e madhe e popullsisë është strehuar në lartësirat e rajonit, përgjatë hekurudhës, në shkolla dhe ndërtesa qeveritare që nuk janë përmbytur.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përmbytjet kanë prekur edhe veriun e Pakistanit.

Top Channel