Cështja e Kuranit, viktima në Indi

14/09/2010 08:55

Përleshje dhe viktima në Kashmirin Indian. Në rajonin që prej muajsh ka patur skena përleshjesh, të paktën 15 persona mbetën të vrarë gjatë protestave pas lajmit për djegien e Kuranit, që më pas u anulua.

Manifestuesit kanë djegur një shkollë kristiane rreth 45 kilometra nga Srinagar që i përket një grup misionarësh.

Gjatë përleshjeve mbeten të plagosur edhe 75 persona.

“Këto lajme të bëjnë që të të vijë keq. Dhuna ka vrarë persona të pafajshëm”, thonë zyrtarë të Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Top Channel