Xhamia, imami i Nju Jorkut shqyrton opsionet

13/09/2010 17:20

Kleriku që qëndron pas planeve për të ndërtuar një qendër për komunitetin islamik në afërsi të ground zero deklaron se është ende duke shqyrtuar opsionet për projektin.

Imami Feisal Abdul Rauf ka deklaruar se plani do t’i sjellë nder qytetit të Nju Jorkut dhe myslimanëve në mbarë botën.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se, “gjithcka është ende mbi tryezë, në pritje për të zgjidhur krizën”.

Kritikët thonë se ndërtimi i xhamisë pranë vendit ku rreth 2800 vetë u vranë nga terroristët e Al Kaedës është shumë fyese.

Mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Nju Jorkut ditën e shtunë, në kuadër të 9 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, disa duke u shprehur pro, ndërsa disa kundër projektit.

Polemikat mbi xhaminë dhe qendrën kulturore islamike u ndezën nga debatet mbi planin e priftit të Floridës, që më vonë u tërhoq, për të djegur Kuranin.

Top Channel