Venezuelë, rrëzohet avioni me 47 pasagjerë

13/09/2010 17:45

Autoritetet e Amerikës Latine kanë njoftuar se një avion me 47 persona në bord është rrëzuar në Venezuelë.

Avioni, i cili i përket linjës ajrore “Conviasa”, u rrëzua vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti “Manuel Carlos Piar”, pranë rajonit Siudad Guajana.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në këtë rajon tha se ka të mbijetuar, por është ende herët të përcaktohet se sa.

Sipas burimeve, avioni po fluturonte nga Siudad Guajana drejt Porlamarit, në Ishulli Margarita.

Top Channel