Referendumi, PE: Turqia me afër Evropës

13/09/2010 17:00

Fitorja e arritur përmes referendumit në Turqi e sjell vendin më afër objektivit të tij evropian.

Kështu ka deklaruar presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, i cili gjithësesi ka nënvizuar se Ankaraja ka ende shumë punë për të bërë.

“Demokracia është ringjallur nga qytetarët turq, por pas këtyre ndryshimeve kushtetuese duhet të vijnë reforma më të thella, përmes një konsultimi me shoqërinë civile, partitë dhe minoritetet”, ka pohuar Buzek.

Ndryshimet kushtetuese u përshëndetën edhe nga SHBA. Shtëpia e Bardhë e cilësoi rezultatin një demonstrim se sa e gjallë është demokracia turke.

Top Channel