Koreja e Veriut, i dërguari i SHBA optimist

13/09/2010 16:45

I dërguari i SHBA për Korenë e Veriut, Bosworth, është optimist për kalimin e ngërcit në negociatat për braktisjen e projekteve bërthamore.

Deklaratën e tij diplomati e bëri pas takimeve me shefin e diplomacisë së Penianit, Shin Kaka-soo, ministrin e Unifikimit, Hyun In-taek dhe negociatorin e cështjes bërthamore të Seulit, Wi Sung-lac.

“Jam optimist se në një të ardhme jo shumë të largët mund të rifillojmë”, ka deklaruar Bosworth duke iu referuar bisedimeve ku janë të përfshira dy Koretë, Kina, Japonia, Rusia dhe SHBA.

Top Channel