Dështojnë nipërit e Osama bin Laden

13/09/2010 19:10

Nuk do të lindin nipërit e Osama bin Laden. Gruaja e zgjedhur për t’i lindur nga një prej djemtë e tij i ka humbur binjakët.

Louise Pollard ishte në javën e dhjetë të shtatëzënisë, kur si pasojë e një agresioni në rrugë i ka humbur dy fetueset.

Fetuset ishin krijuar në epruvetë duke përdorur spermën e Omar bin Laden dhe ovulet e bashkëshortes së tij, Zaina.

Louise, e cila ndodhej në një udhëtim në Siri me Zainan kur u sulmua, ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë më lidhje me familjen terroriste.

Top Channel