BE, SHBA përshëndesin Turqinë për referendumin

13/09/2010 10:45

Bashkimi Evropian përshëndeti rezultatin e referendumit në Turqi si një hap në drejtimin e duhur, që do ta ndihmojë vendin të përmbushë kriteret për anëtarësim në BE.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle tha se reformat ishin të rëndësishme për aplikimin e Turqisë. Në Uashington Shtëpia e Bardhë e cilësoi rezultatin një demonstrim se sa e gjallë është demokracia turke. Kryeministri Rexhep Taip Erdoan, partia e të cilit i ka rrënjët në islamin politik, tha se vendi kishte kaluar një ndryshim historik.

Partitë e opozitës përsëritën akuzat se qeveria kërkon të ushtrojë kontrollin mbi gjyqësorin. Pas numerimit te thuajse te gjitha votave, referendumi u miratua nga 58 % e popullsise. Turqit votuan për një paketë me 26 amendamente që nga propozimet për përmirësimin e jetës sociale të njerëzve, për marrëdhëniet tregtare, e sigurisht edhe reformat që do ta sjellin Turqinë më pranë BE-së.

Top Channel