Afganistan, ushtarët GB dyshohen për trafik droge

13/09/2010 15:00

Policia ushtarake britanike ka nisur një hetim për ushtarët në Afganistan pasi ata dyshohen për transport heroine me mjete ushtarake.

Lajmin e bën të ditur agjencia afgane e lajmeve, Pajhuok. Ministria e Mbrojtjes deklaron se këto akuza nuk janë të mbështetura mbi prova.

Sipas një grosisti droge në Afganistan, ushtarët e huaj janë blerësit kryesorë të opiumit. Afganistani është vendi i parë në botë për prodhimin e kësaj lloj droge.  

Top Channel