Abuzimet, kisha belge premton ndryshim

13/09/2010 21:00

Kreu i ri i Kishës Katolike Belge ka premtuar se do të përqendrohet tek viktimat e dyshuar për abuzime seksuale, në tentative për të ringritur besimin tek publiku.

Arqipeshkvi Andre Joseph Leonard ka deklaruar se edhe pse Kisha nuk do të mund të ofrojë zgjidhje imediate, ajo do të ngrejë një qendër për mbështetjen e viktimave.

Një komision i pavarur deklaroi se abuzimet janë kryer në cdo dioqezë nëpër dekada dhe se një pjesë e mirë e viktimave të tyre kanë qenë fëmijë.

Zëdhënësi i Papa Benediktit XVI deklaroi se zbulimet i kanë shkaktuar shumë dhimbje atit të shenjtë.

“Papa po e ndjek me shumë vëmendje atë që po ndodh në Kishën Katolike Belge”, ka deklaruar at Federico Lombardi, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”.

Top Channel