Irak, vriten 2 ushtarë amerikanë

08/09/2010 01:40

Dy ushtarë amerikanë gjetën vdekjen ditën e martë në Bagdad të Irakut.

Lajmi njoftohet nga zëdhënës të ushtrisë ameriane të cilët e cilësuan ngjarjen një incident. Gjithçka ka ndodhur gjatë një takimi trajnimi mes trupave amerikane dhe forcave të sigurisë irakiane, kur papritur një person i veshur me uniformë ushtarake vendase ka hapur zjarr ndaj dy ushtarëve amerikanë.

Dy viktimat në radhët e ushtrisë amerikanë janë të parët të vrarë që pas përfundimit të misioneve sulmuese në Irak dhe tërheqjes së trupave amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA