Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli, një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për korrupsion me koncesionet dhe privatizimin e pronës publike, ka reaguar sërish sot, këtë herë përmes zëdhënëses së tij, ndaj akuzave për privatizimin e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.
“Sqarojmë se në vitin 2008 METE nuk ka bërë shitjen e pasurisë shtetërore, por i ka kthyer pronën pronarëve të ligjshëm. Cmimi i marrjes së truallit për pronarët është zero lekë”, ka deklaruar zëdhënësja Iva Tico.
Edhe këtë herë përgjigjia e zotit Ruli ka qenë vetëm në formën e deklaratës, këtë herë të lexuar nga zëdhënësja e tij.
Ndërkohë që sipas opozitës mbeten pezull disa pyetje, që kanë të bëjnë me faktin se pse qeveria ka caktuar një cmim specifik për truallin tek ish-ekspozita, në një kohë kur toka do t’u kthehej ish-pronarëve për kompensim, ashtu sic thotë zoti Ruli.
Opozita vazhdon të këmbëngulë tek ky fakt, duke premtuar se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj cështjeje.
“Genc Ruli nuk ballafaqohet me fakte por vë në gojën e zëdhënëses gënjeshtra. Ministri Ruli nuk na tha sot përse ka një diferencë të madhe cmimi në atë zonë krahasuar me zonat e tjera. Shqiptarët do ta marrin vesh në ditët në vazhdim”, ka deklaruar zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.
Ditën e fundit të mandatit të tij si ministër i Ekonomisë, Genc Ruli firmosi përfundimin e privatizimit duke zgjidhur në mënyrë të njënashme kontratën me Top Channel për ambientin tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.
Top Channel