Milla Jovovich kërkon fëmijën e dytë

31/08/2010 19:50

Aktorja dhe modelja Milla Jovovich dhe bashkëshorti i saj Paul W. S. Anderson, prindër të një vajze 2 vjecare mendojnë të zgjerojnë familjen e tyre.

Në një intervistë dhënë për “Gotham Magazine”, bukuroshja e pasarelave lë të hapur mundësinë për një fëmijë tjetër në të ardhmen. “Tani po mendojmë për vitin tjetër pasi nuk dua të kem fëmijë me diferencë të madhe moshe. Prandaj, nëse ndodh, do të ndodhë shejt”, shprehet modelja.

Në lidhje me karrierën e saj, Jovovich shton se gjithcka do përfundojë kur vajza të fillojë të shkojë në shkollë. “Kur fëmijët shkojnë në shkollë është e vështirë të udhëtosh. Prandaj tani po përfitoj sepse ajo nuk ka mësuar të lëvizë ende”, thekson bukuroshja.

Top Channel