E dashura e sulmuesit Cristiano Ronaldo, Irina Shayk, kalon Atlantikun duke fituar një famë të madhe edhe përtej kontinentit të vjetër.
Bukuroshja ruse e lidhur prej disa muajsh me lojtarin portugez, ka pozuar gjysmënudo për revistën e njohur “GQ”, duke treguar arsyen pse lojtari është lidhur vërtet kaq shumë me të.
Linjat e përsosura dhe sensualiteti e bëjnë bukuroshen ruse një nga femrat më tërheqëse të planetit. Karriera e saj filloi në vitin 1986 kur e ëma e regjistroi në një konkurs bukurie dhe që prej asaj kohe, Irina ka njohur vetëm rritje në karrierën e saj.
Në të shkuarën ajo ka pozuar edhe për “Sports Illustrated Swimsuit Issue”. Aktualisht ajo është imazh i firmës Armani për koleksionin Intimissimi.
Top Channel