E bukur, e freskët dhe mbi të gjitha natyrale. Është përpjekja që shumë femra kërkojnë të realizojnë në pamjen e tyre.
Ekziston një mënyrë e ngadaltë, e vazhdueshme, por shumë efikase për të mposhtur kohën që me vite ka lënë të pashmangshme gjurmët në lëkurë: maskat estetike.
Estetistët rekomandojnë përdorimin e maskave me përdorues natyralë të cilët duket të jenë produktet me të mira për mbrojtjen, madje edhe për përmirësimin e fytyrës.
Ato bëjnë të mundur që lëkura të hidratohet, pastrohet dhe të fitojë një pamje më të lëmuar.
“Në radhë të parë ne duhet të përcaktojmë tipin e lëkurës që ka klientja. Duke parë tipin e lëkurës në përcaktojmë se çfarë maske duhet të përdorim. Ka një shumëllojshmëri aplikimesh, për ushqimin e lëkurës, kundra yndyrës së lëkurës, kemi për anti-rrudhë”, shprehet një mjeke estetiste.
Top Channel