Brazil, adoleshentja më e gjatë në botë

30/08/2010 12:00

Elisany Silva, kështu quhet adoleshentja më e gjatë në botë e cila jeton në Brazil dhe ëndërron të bëhet modele.

Eshtë vetëm 14 vjec por gjatësa e saj arrin 2 metra e 6 centimetra. Një jetë e mbushur me probleme fizike për adoleshenten shtatlartë pikërisht për shkak të gjatësisë së pazakontë. Në shtator ajo do të debutojë në një sfilatë për veshjet e nuseve. 14-vjecarja është rritur në një shtëpi modeste në Ajuruteua, një qyteze e vogël në shtetin brazilian Para.

Rritja e saj anormale filloi në moshën 11 vjecare kur Elisany pati një zhvillim të ndryshëm fizik nga 7 vëllezërit dhe motrat e saj. Para dy vjetësh ajo u detyrua të linte shkollën pasi nuk mund të hynte në autobus, ndërsa migrena ka qënë përherë një problem fizik.

“Prindërit e mi nuk kanë paratë e mjaftueshme për ilacet dhe për të paguar mjekët. Për këtë arsye dua të filloj një jetë të re duke punuar si modele”, shprehet ajo. Sipas ekspertëve të kontaktuar nga gazetat braziliane, adoleshentja vuan nga gjigandizmi, ose më saktë, rritja e shpejtë e hormoneve të zgjatjes, somatotropina.

Ajo rritet rreth 15 cm cdo vit. Elisany nuk është e vetme në këtë “garë” për të kapur qiellin pasi braziliani tjetër, 25 vjecari Jose Cristovao da Silva është 2.24 metra i gjatë. Ai vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet akromegalia dhe vetëm një trajtim special për reduktimin e hormoneve për të kushton 3000 euro në muaj. Gjithësesi Jose nuk mban rekordin në Amerikën Latine sepse para tij qëndron 24 vjecari Joelisson Fernandes da Silva me 2.29 metra.

FOTO GALERI
3/3
Eshtë 14 vjec dhe 2.6 metra e gjatë

Top Channel