Topi: Nënë Tereza, gruaja që lartësoi shqiptarët

26/08/2010 15:25

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, presidenti i Republikës Bamir Topi, duke mos kursyer fjalët më të mira për figurën, që i dha edhe me shume emër  historisë së shqiptarëve ka prezantuar projektin: ‘Rruga e mijevjecarit per paqen’. (UPDATE)

“Si sot 100 vjet më parë lindi Gonxhe Bojaxhi, ajo që me veprën e saj të papërsëritshme u shndërrua në Nënë Terezën e popujve. Projekti “Rruga e Mijevjeçarit per Paqen” ne nderim te kujtimit te Nene Terezes, do të realizohet ne nje rruge tek Liqeni Artificial i Tiranes do te vendosen gure, qe mbajne firmen e shume Presidenteve nga mbare bota, si simbolike e vullnetit te tyre per paqen dhe tolerancen”, tha Topi.

Kreu i shtetit u shpreh se Nënë Tereza është dëshmia se në c’lartësi morale mund të ngrihet njeriu shqiptar .I pranishëm në ceremoninë e posacme për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, kryetari i bashkise falenderoi presidentin e Republikes, Unionin e Paqes per rrugen, e cila do te kujtoje perhere kete figure madheshtore.

“I japim jetë një hapësire në parkun e kryeqytetit ku burra e gra, fëmijë e të moshuar, njerëz të njohur dhe të panjohur të mund të përshkojnë një rrugë, e cila përmes emrave të shkruar në gurët e saj t’i bëjë jehonë gjithcka për të cilën ne flasim shumë, por harrojmë ta kujtojmë në ditët e zakonshme”, u shpreh Rama.

Me rastin e 100-vjetorit te lindjes së Nënë Terezës, ambasada italiane nëpërmjet bashkëpunimit italian dhe bashkisë së Tiranes kane prezantuar inisiativen: “Se bashku per sheshin Nene Tereza”, projekt i cili synon rehabilitimin e qendres historike te kryeqytetit.

Ky aktivitet i paraprin konkursit nderkombëtar qe do te zhvillohet per idete projektuese per ristrukturimin arkitektonik te sheshit Nene Tereza dhe sheshit Italia.

Top Channel