Ana Oxa, sukses me këngën e re

26/08/2010 15:25

“Të kujtohem? Besoj se po”. Ky është një varg i shkëputur nga “Tutto l’amore intorno” (E gjithë dashuria përreth), kënga e re e Ana Oxa-s.

Pjesa që ka firmën e Ivano Fossati, prej disa ditësh është duke u transmetuar në rrjetet kryesore, pa u dhënë asnjë lajmërim më parë.

Dhe menjëherë ajo është bërë një fenomen në internet.

Të shumta kanë qenë komentet entuziaste të fansave të Oxa-s në blogjet muzikore dhe në videot amatore të ngarkuara në Youtube.

Top Channel