Kinë, trafik 100 km i gjatë në arterien kryesore

24/08/2010 10:00

Në Kinë është bllokuar një prej autostradave kryesore cka mund ta fusë vendin edhe në listën e rekordeve Guinness për trafikun më të gjatë në botë.

Një zinxhir i gjatë rreth 100 km me makina është bllokuar në rrugën që lidh Pekinin me Tibetin për shkak të punimeve që po kryhen në rrugë. Gjithcka nisi në 14 gusht me mbylljen e autostradës “National Expressway 110” dhe kjo ka bërë që rruga e re e vënë në dispozicion të mos e përballojë dot trafikun.

Mijëra njerëz po presin prej 9 ditësh në diell e në shi për të dalë nga ky kalvar i gjatë, ndërsa autoritetet nuk japin siguri për zhbllokimin e autostradës përpara një muaji. E vetmja anë pozitive e këtij lajmi është se ekonomia e zonës së bllokuar po merr një zhvillim të shpejtë ekonomik.

Top Channel