London Capital Markets, ka shprehur interesim që t’i ofrojë qeverisë së Kosovës 400 milionë euro kredi për Postë Telekomin e Kosovës, në shkëmbim të menaxhimit të kësaj kompanie për 6 vjet.
Kështu njofton zëvëndëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, e cila, prezantoi një letër nga drejtori i kësaj kompanie Abidin Tusder, dërguar kreut të AAR-së, Behxhet Pacollit.
Sipas saj, ka forma të tjera të marrjes së parave, përveç shitjes së PTK-së, që ky subjekt politik e kundërshton. Kusari Lila, tha se, viti i parë do të ishte një periudhë që nuk do të kishte nevojë për kthim të kredisë, ndërsa prej vitit të dytë të menaxhimit të PTK-së nga London Capital Markets, do të fillonte me kthimin e kredisë. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shesë 75 përqind të aksioneve të Telekomit të Kosovës, që sipas vlerësimeve mund të arrijnë vlerën prej 300 deri në 600 milionë euro.
Top Channel