Për Jack Black, film i ri me Linklater

07/08/2010 13:05

Pas suksesit të madh të School of rock, Jack Black do të aktrojë me Richard Linklater në një komedi të zezë me titullin Bernie.

Partnerja e tij do të jetë Shirley MacLaine.

Pjesa do të zhvillohet në qytetin e Carthage, në Texas. Në të flitet për një burrë (Black) që zë miqësi me një vejushë të pasur (MacLaine), por përfundon duke e vrarë, duke pasur iluzionin për shumë kohë se gruaja është ende gjallë.

Xhirimet do të fillojnë në tetor.

Top Channel