Wikileaks, themeluesi: S’i kam duart me gjak

31/07/2010 08:00

Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks ka hedhur poshtë deklaratat e autoriteteve amerikane se, duart e tij janë lyer me gjak pas publikimit të 90 mijë dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan.

Julian Assange ka deklaruar për BBC se nuk ka asnjë provë që për shkak të publikimit të dokumenteve të ketë vdekur dikush.

Ai akuzoi Pentagonin se po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga numri i madh i viktimave që ka shkaktuar lufta në Afganistan.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i ka bërë apel Wikileaks që të mos publikojë 15 mijë dokumente të tjera të klasifikuara që zotëron.

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar pretendimet e Assange se ai i ka kërkuar qeverisë që të ndihmojë veteranët në sigurimin e dokumentave që u mbrojnë jetën.

Top Channel