Pakistan, mbi 400 viktima nga përmbytjet

31/07/2010 00:50

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Pakistan.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendase të paktën 400 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 150 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Rreth 600 mijë persona janë prekur nga moti i keq me reshje të dendura në veri-perëndim të Pakistanit duke përfshirë qindra shtëpi dhe dhjetra hektarë tokë nën ujë.

Top Channel