SHBA, rritja ekonomike bllokohet në 2.4%

30/07/2010 18:35

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara është ngadalësuar në periudhën prill-qershor, me GDP-në që është rritur me shifrën vjetore prej 2.4%.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Tregtisë, sipas të cilit shifra në fjalë krahasohet me atë të tremujorit të mëparshëm që ka qenë 3.7%.

Shifra e tremujorit të dytë është paraprake dhe mund të rishikohet në muajt e ardhshëm, ajo mund të rezultojë më e lartë por edhe më e ulët.

Frika për fuqinë dhe ripërtëritjen e ekonomisë amerikane sa vjen dhe rritet, duke parë nivelin shqetësues të papunësisë në vend, që është 9.5%.

Por pavarësisht shifrave të ulëta të rritjes, këshilltarja ekonomike e Shtëpisë së Bardhë, Christine Romer tha se: “Përqindja solide e rritjes tregon se procesi i rimëkëmbjes nga recesioni vazhdon”.

Top Channel