Sarkozy, luftë emigrantëve kriminelë

30/07/2010 21:50

Presidenti francez Nicolas Sarkozy u ka shpallur luftë kriminelëve me origjinë të huaj dhe jo vetëm ciganëve e romëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave me këtë iniciativë të re kreu i pallatit Elize ka thyer një tabu.

Sipas “Le Monde”, Sarkozy ka goditur kështu dy principe juridike të konsideruara si të pashkelshme, atë të së drejtës për kombësi dhe atë të refuzimit të dallimit mes francezëve me origjinë dhe atyre që kanë fituar nënshtetësinë.

Por presidenti, i cili ndodhet në nivelin më të ulët të popullaritetit, ka shkuar edhe më tej duke paralajmëruar se emigrantët që bëjnë krime do të dëbohen nga Franca.

Top Channel