Pakistan, 230 viktima nga moti i keq

30/07/2010 08:25

Pakistani nuk gjen paqe nga koha e keqe me shira të furishëm dhe erëra që arrijnë shpejtësi të mëdha.

Provinca më e prekur është ajo e Khyber Pakhtoonkhwa ku kanë humbur jetën 230 persona. Presidenti i vendit, Asif Ali Zardari ka kontaktuar me autoritetet lokale dhe i ka kërkuar kryeministrit Syed Yusuf Raza Gilani të marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkatërruar urat dhe përmbytur shumë zona.

Top Channel