Nafta, “BP” lajmëron uljen e operacioneve

30/07/2010 19:55

Drejtori i ri ekzekutiv i “BP”, Bob Dudley ka deklaruar se është koha që të ulet shkalla e operacioneve për rekuperimin e naftës në Gjirin e Meksikës.

Faktikisht, në zonën në fjalë nuk ka pasur më rrjedhje nafte që kur u vendos kësula e re mbi pusin e naftës më 15 korrik.

Edhe ekuipazhet e anijeve që po merren me rekuperimin e arit të zi kanë deklaruar se në oqean ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e naftës së derdhur.

Megjithatë Dudley ka garantuar se angazhimi i “British Petroleum” për parandalimin e katastrofës ekologjike do të vazhdojë.

“Do të qëndrojmë këtu për vite të tëra. Do të shihni provat e tërheqjes sepse ne kemi pasur sukses në brigjet detare, nga Florida në Luiziana”, ka deklaruar Dudley para mediave në Misisipi.

Top Channel