Itali, Fini njofton grupimin e ri

30/07/2010 21:40

Emri i grupeve të reja parlamentare të formuara nga “finianët” pas ndarjes me kryeministrin Berlusconi është “E ardhme dhe liri për Italinë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat i referohen disa deputetëve të afërt me kryetarin e Dhomës, Gianfranco Fini.

Vetë Fini ka deklaruar se deputët mbështetës të tij do ta mbështesin qeverinë në bazë të zgjedhjeve dhe programit dhe jo në bazë të interesave të përgjithshme.

“Kryeministri ka një koncept jo tërësisht ligjor për demokracinë dhe këtë e ka treguar me ftesën që më bëri për të dhënë dorëheqjen nga posti im”, ka deklaruar më tej Fini.

Kryetari i Dhomës së Parlamentit ka theksuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen vetëm sepse Berlusconi e dëshiron këtë.

Top Channel