Iran, tërmet në veri-lindje, mbi 100 të plagosur

30/07/2010 23:55

Të paktën 110 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike që përfshinë veri-lindjen e Iranit.

Tërmeti me magnitudë 5.7 gradë Rihter u regjistrua në provincën e Razavi Khorasan dhe u ndje në disa qytete rreth e rrotull.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta materiale ndërkohë që shëmbejet e disa ndërtesave dhe çarjet e rrugëvë shkaktuan edhe të plagosurit.

Agjencia iraniane e lajmeve nuk raporton për të vdekur.

Top Channel